Lajme
FIFA nuk merret me fushatën serbe kundër Kosovës
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), konfirmon se aplikimi i Kosovës për pranim në këtë Federatë, konsiderohet i përmbushur (si kandidim) në momentin e pranimit në UEFA
Qeveria e Serbisë ka intensifikuar të gjitha mekanizmat diplomatik për t’ia pamundësuar Kosovës qasjen në UEFA, madje një ditë më parë në një lojë futbolli në Beograd u shpalos një transparent me mbishkrimin: “UEFA po e mbështet terrorizimin”. Por, gjithë kjo fushatë e egër nuk e ka stopuar FIFA-n që çështjen e Kosovës ta vë në rend të ditës në Kongresin e Meksiko-Sity-t që mbahet me 12 dhe 13 maj.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), konfirmon se aplikimi i Kosovës për pranim në këtë Federatë, konsiderohet i përmbushur (si kandidim) në momentin e pranimit në UEFA.
REL ka kontaktuar edhe Zyrën për Media të FIFA-s në lidhje me paralajmërimet e Serbisë se do ta dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane – UEFA, me pretendimin se me këtë vendim, UEFA kishte shkelur statutin e saj. Por, nga FIFA nuk ka një përgjigje të prerë për implikime të mundshme të këtyre tentativave të Serbisë sa i përket aplikimit të Kosovës për pranim në FIFA.
“Nuk mund të përgjigjemi në pyetje apo çështje hipotetike”, ishte përgjigja e Cilla Duncan nga Zyra për Komunikim me Media në FIFA, në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të penguar apo kthyer mbrapsht anëtarësimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbollit përmes Gjykatës së Arbitrazhit.
Nga FIFA rikujtohet se Federata e Futbollit të Kosovës, e ka pasur të qartë se mund të aplikojë për anëtarësim në këtë Federatën Ndërkombëtare të Futbollit nëse paraprakisht bëhet anëtare e UEFA-s (kusht ky që tashmë është plotësuar). Në përputhje me dispozitat përkatëse, pranimi i Kosovës në UEFA përcillet me një raport përfundimtar i cili i dorëzohet FIFA-s, me çka Kosova e fiton një mbështetje shtesë.
Kandidatura e Kosovës për pranim në FIFA pritet të vihet në votim në Kongresin e ardhshëm të FIFA-s në Meksiko City që mbahet më 12 dhe 13 maj.
Në faqen zyrtare të FIFA-s tashmë është publikuar agjenda, dhe aplikimi i Kosovës për pranim është në pikën e 15-të të rendit të ditës, çka lë të nënkuptohet se votimi me gjasë do të bëhet më datën 13 maj. Për anëtarësim në FIFA, Kosovës do t’i duhen 105 nga 209 vota sa janë gjithsej.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kishte deklaruar se përpjekjet e Serbisë për të bllokuar Kosovën kanë qenë të kota. Sipas tij, edhe në rastin e pranimit në UEFA, pala serbe me gjithë forcën kishte provuar ta heq nga rendi i ditës pranimin e Kosovës, por kishte dështuar në këtë qëllim.
“Në Kongresin e FIFA-s i cili do të mbahet, mendoj se do të jetë edhe më mirë sesa në UEFA dhe nuk ka asnjë arsye për të mos qenë ashtu”, është shprehur Vokrri.
Nëse FIFA voton për pranimin e Kosovës në këtë Federatë, pritet që më pas të shqyrtohet edhe përfshirja në kualifikimet për Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Rusi më 2018, në grupin I, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Ukraina, Turqia, Finlanda dhe Islanda.
Por, pranimi në FIFA e UEFA ka vënë në siklet gjithë atë “brigadë” të futbollistëve kosovarë që luajnë për shtetet e huaja, përfshirë edhe yjet e futbollit evropian. Me prejardhje nga Kosova janë edhe Shaqiri, Xhaka, Behrami, Jonuzaj, Cana, Mavraj, Hetemi, Berisha, Meha dhe shumë yje tjera…
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











