E-Diaspora
Fifa: Goli i vitit nga Pajtim Kasami?
Pajtim Kasami është konkurrent për çmimin Puskas Award, që ndahet për golin më të mirë të vitit.
Skenat e tilla rrëmbejnë zemrën e çdo tifozi të futbollit. Në fanellën e FC Fulham Pajtim Kasami pranon topin në mënyrë të përkryer në gjoksin e tij dhe godet direkte në rrjetë.
Edhe pse mund të jetë vjetëruar një skenë e tillë futbolli, ngase tani Kasami luan për Olimpiakos, Fifa ka zgjedhur golin e Kasamit si një nga dhjetë golat më të bukur të vitit.
James Rodriguez, Zlatan Ibrahimovic dhe Robin van Persie janë në mesin e dhjetë shënuesve të nominuar. Kasami është edhe shqiptaro-zvicerani i parë që hyn në historinë pesëvjeçare të këtij çmimi.
Kush do ta marrë në fund çmimin „Puskás“ për golin më të mirë të vitit edhe ju mund të votoni në internet deri më 1 dhjetor.
Votoni: http://www.fifa.com/ballon-dor/puskas-award/index.html
Video: http://www.youtube.com/watch?v=zwG647f1I-Q&list=PLCGIzmTE4d0j0nkpgKtNWlu-IYEDGti_i
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










