Kosova

FIFA e bën Gjilanin me dy stadiume ndihmëse

Muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro, ndërsa me ndihmën e  FIFA-s ndërtohen edhe dy stadiume ndihmëse

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me financim të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, do t’i ndërtoj dy stadiume ndihmëse në Gjilan. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve.

“Tashmë veç është punë procedurash dhe pritet të nis ndërtimi i këtyre stadiumeve, pas stadiumit me standarde të FIFA, rindërtimin e të cilit kemi filluar muaj më parë. Me këto stadiume do të rritet jashtëzakonisht shumë niveli i futbollit dhe klubet e sportistët tanë do ta kenë shumë më të lehtë funksionimin”,  ka thënë Haziri.

Përndryshe, muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro dhe do të ndërtohet në tri faza. Aktualisht në Gjilan janë dy ekipe futbolli që garojnë në Superkupën e Kosovës, “Drita’ dhe “Gjilani”. Ndërsa stadiumi aktual është shumë i vjetër.