Sport
FIFA dhe Cyrihu, arenë e VIP-ave të botës
Nga Britania e Madhe do të vijnë Princi William, kryeministri Cameron, ndërsa nga SHBA ish presidenti Clinton etj.

Më 2 dhjetor në qytetin e Cyrihut, ku ndodhet selia e FIFA-s, do të tërhiqen shortet për kampionatet botërore të futbollit të vitit 2018 dhe 2022. Me këtë rast Cyrihu pritet të jetë vend mikpritës i personaliteteve të rëndësishme të politikës botërore.
Ata, në emrin e shteteve që përfaqësojnë do të bëjnë lobim për organizimin në vendet e tyre, të Kampionateve botërore të futbollit.
Siç shkruan Blick.ch pritet që me këtë rast, për të bërë tifo për Britaninë e Madhe, në Cyrih do të vijnë vetë Princi William dhe kryeministri Cameron. Në mesin e kandidatëve për të marrë organizimin e kampionatit botëror të vitit 2018 janë edhe Britania e Madhe dhe Rusia. Me këtë rast, “garës” në Cyrih do t`i bashkohet edhe kryeministri rus, Putin.
Ndërsa për kampionatin e vitit 2022 në garë është edhe SHBA. Për këtë arsye në Cyrih, më 2 dhjetor pritet të jetë i pranishëm edhe ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave