Kosova

Festivali “N’rrot Fest” me karakter humanitar mbahet të premten në Gjilan

Këtë të premte në Gjilan do të mbahet edicioni i parë i Festivalit “N’rrot Fest”, nga ku parat e mbledhura do t’u dedikohen familjeve në nevojë në këtë periudhë festash.

Motoja e festivalit është “Ti ke, dikush nuk ka”, ndërkohë në të do të performojnë artistë të njohur.

Menaxheri i këtij projekti dhe një prej vullnetareve kanë bërë thirrje për solidaritet më të madh.