Kinema
Festivali i filmit Cottbus mbi dialogun politik në Europën Lindore
Dialogu politik në Europën Lindore do të jetë temë qendrore e Festivalit të filmit të 28-të, Cottbus. Nga 6 deri më 11 nëntor, 220 filma do të shfaqen, nëmes tjerash nga regjisorë rusë, maqedonas, kazakë dhe shqiptarë.
Festivali dëshiron të tregojë diversitetin e Europës Lindore dhe të kontribojë kundër polarizimit të diskursit politik nën ndikimin e populizmit, ka pohuar drejtori i programit, Bernd Buder, transmeton Albinfo.ch.
“Këtu, do të diskutohen paragjykimet dhe do të bisedohet në kushte të barabarta për ngjashmëritë dhe dallimet e pikëpamjeve të botës, nga Lindja dhe Perëndimi”.
“Festivali i filmit Cottbus, e merr përgjegjësinë e tij si një platformë për dialog të vërtetë – dhe kjo në një vend, ku pikëpamjet dukshëm janë kontradiktore”, ka thënë më tej Buder, duke iu referuar demonstratave ksenofobike në Kotbus, njofton Albinfo.ch.
Një nga pikat e forta të filmit të Europës Lindore është të diskutojë midis rreshtave dhe të parashtrojë si çështje sigurinë shoqërore”.
Megjithatë, është dashur të prolongohet për vitin e ardhshëm një homazh i planifikuar, ndaj regjisorit hungarez të filmit, István Szabó. Szabó ishte i angazhuar në një film të tanishëm, është thënë nga organizatorët, ztransmeton Albinfo.ch.
Në muajin shkurt, regjisori do t`i mbushte 80 vite dhe që nga viti 2000, ka qenë president nderi i Festivalit të filmit Cottbus, i cili është i specializuar për filma të Europës Lindore. Një nga veprat më të njohura të Szabó është filmi “Mephisto” (1981), i cili fitoi një Oskar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
Për çdo vit, ditët e filmit në Cottbus, në disa vende i ndjekin më shumë se 20.000 vizitorë.
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











