E-Diaspora
Festë e tifozëve shqiptarë në Zvicër
Ethet dhe emocionet e ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë i kapluan edhe shqiptarët e Zvicrës.
Disa kishin vendosur që ta përcjellin në shtëpi me familje, e disa të tjerë kishin zgjedhur që ta shikonin lojën nëpër lokale dhe klube të ndryshme shqiptare në Zvicër.
Në klubin “Iliria” në Regensdorf ishin mbledhur dhjetëra tifozë të kombëtares shqiptare dhe sapo loja filloi, bashkë me të filloi ndjenja e fitores.
“O sa mirë të jesh shqiptarë. Është me të vërtetë ndjenjë e mirë që të vishesh kështu kuq e zi dhe mendoj se shqiptarët këtu në diasporë e donë vendlindjen më shumë se ata që janë në vendlindje”, tha Kushtrim Sylejmani.
Loja filloi me një dominim të kombëtares serbe në fillim dhe sa herë që merrnin topin në posedim shqiptarët, atmosfera ndizej në klubin “Iliria”. Në mes të brohoritjeve “Shqipëri etnike” dhe në mes të ngjyrave që dominonin e kuqja dhe e zeza, me plis në kokë Refik Syla dhe Adnan Maliqi kishin dalë ta përcillnin gjithashtu lojën.
Në mes të atmosferës së nxehtë këta për albinfo.ch thanë se janë emocionuar në 30 minutat e parë, kur kombëtarja krijoi disa raste para portës, por në 15 minutat e fundit të pjesës së parë ishin me të vërtetë të veçantë për kombëtaren shqiptare. Jo vetëm rastet për shënim kishin emocionuar, por kulmi i emocioneve u arrit në minutën e 42-të, kur fluturakja në mes të stadiumit valëviti flamurin shqiptar. Me këtë rast edhe shpërthen tensioni në fushë dhe tifozët serbë, të cilët reaguan duke hedhur gjësende në fushë dhe sulmuan lojtarët musafirë.
V.K
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











