Shkurt.ch
Festa e gjimnastikës kthehet në ferr
Komiteti organizativ dhe këshilli i kantonit të Bernës u kanë kërkuar ndjesë të gjithë pjesëmarrësve dhe në veçanti atyre që kanë pësuar
Në mbrëmjen e të enjtes në Biel/Biene, qytetin ku prej një jave po mbahet “Festivali Federal i Gjimnastikës” si pasojë e një stuhie të fuqishme janë lënduar 39 nga pjesëmarrësit tetë prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda.
Edhe një javë më parë, mbrëmjen e caktuar për hapjen e lojërave federale Bielin e kishte kapur një stuhi e fortë me ç`rast qenë rrënuar çadrat dhe rekuizitat tjera në platenë ku do të bëhej hapja solemne e manifestimit.
Nisur nga përgjegjësia objektive, komiteti organizativ dhe këshilli i kantonit të Bernës u kanë kërkuar ndjesë të gjithë pjesëmarrësve dhe në veçanti atyre që kanë pësuar.
Në një konferencë për medie përgjegjësit kanë theksuar se ndjehen shumë të prekur nga ajo që ka ndodhur mbrëmë dhe i falënderojnë ndihmësit vullnetarë, të cilët me angazhimin e tyre të sinqertë kanë evituar më të keqen. Por, ata kanë shtuar se një evakuim i mëhershëm nuk ka qenë temë diskutimi, pasi që prognozat meteorologjike kanë qenë tepër të pasigurta. Është dashur të tërhiqeshin në vende të sigurta paraprakisht 15 mijë persona dhe kjo ishte po ashtu e lidhur me rreziqe.
Qeveria e Kantonit të Bernës në një komunikatë të lëshuar të premten u ka shprehur keqardhjen personave që kanë pësuar në mbrëmjen e të enjtes.
Ndërsa edhe kryetarja e Parlamentit Nacional Maya Graf është shprehur e prekur me fatkeqësinë që ka ndodhur në festivalin e gjimnastikës. Ajo, në emër të Parlamentit u ka dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









