Futboll
Feronikeli sqarohet për biletat për ndeshjen me AC Milan
Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshje miqësore mes skuadrës kosovare Feronikeli dhe AC Milan nga Italia, përcjell albinfo.ch.
Biletat tashmë kanë dalë në shitje online, me çmimet nga 35 deri në 155 euro ato të kategorisë VIP. Por këto çmime kanë zgjuar pakënaqësi te disa tifozë në Kosovë, të cilët i kanë vlerësuar të larta.
Lidhur me këtë pakënaqësi, ka reaguar edhe Feronikeli, duke thënë se çmimet e ulësve i cakton kompania që e organizon eventin dhe se Ferrnonikeli “nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim”.
“Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulësve e cakton vetëm ajo. Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League. Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore”, thuhet në reagim.
Ata po ashtu kanë kërkuar mirëkuptim për tifozët që nuk mund të sigurojnë bileta për ta përcjellë ndeshjen nga afër, duke i kujtuar që ndeshja do të transmetohet live në televizion.
FC Ferronikeli njëherësh u ka bërë thirrje tifozëve të interesuar që t’i sigurojnë biletat me kohë, sepse, siç kanë shkruara ata “vendet kanë filluar të zihen dhe interesimi është i jashtëzakonshëm për ta parë ndeshjen Feronikeli – Milan”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











