Kosova
Ferizaj: Anulohen ekskursionet e maturantëve për në Shqipëri
Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Arsim, në fund të javës së shkuar ka marrë vendim të prerë për anulimin e të gjitha ekskursioneve për maturantë, të cilët për çdo vit deri tash shkollat i kanë dërguar në Shqipëri.
Kjo është arsyetuar me faktin se deri tashti organizatorët kanë keqpërdorur buxhetin dhe nxënësve nuk u kanë ofruar kushtet komode nëpër hotele, pastaj ka pasur mungesë të ushqimit cilësor, mungesë të shëtitjeve nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë etj.
Në shtator të vitit të kaluar, pas disa protestave nga maturantët, Komuna pati premtuar se ekskursioni do të realizohej afër përfundimit të procesit mësimor në muajin prill të 2019-s, mirëpo një gjë e tillë tashti është anuluar tërësisht, shkruan Koha Ditore, përcjell albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve komunalë, këtë iniciativë e ka marrë Këshilli i Prindërve, shoqëria civile dhe një pjesë e madhe e kujdestarëve të klasave të dymbëdhjeta, nëpërmjet peticioneve.
Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se është marrë vendim i prerë që maturantët të mos i dërgojnë në Shqipëri, derisa për këtë kanë pranuar dhjetëra kërkesa nga Këshilli i Prindërve, nga OJQ-të dhe nga vetë maturantët e klasave të dymbëdhjeta.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










