Lajme
Femrat më të diskriminuara në raport me burrat
Në Kosovë, shkalla e punësimit te gratë është 11.5 për qind, ndërsa te burrat 38.7 për qind. Ndërsa shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6 për qind, ndërsa për burrat 31.8 për qind
Shoqëria kosovare vazhdon të funksionoj me logjikën e patriarkatit, ku gratë kanë më pak të drejta se sa burrat. Kjo vërehet në punësim, por edhe në organizimin dhe planifikimin familjar. Madje koeficienti i maskulinitetit është 110.1 meshkuj për 100 femra, më i lartë se raporti i përgjithshëm i popullsisë.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2014/2015.
Rezultatet e këtij publikimi u prezantuan gjatë një konference organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë (SCB)/Sida. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare e vendore, me të cilët u diskutua rreth rëndësisë së këtyre të dhënave nga perspektiva evropiane dhe të tjera.
Konferencën e hapi Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i cili ndër të tjera falënderoi institucionet ndërkombëtare dhe vendore, në veçanti projektin e Statistikave të Suedisë (SCB)/Sida për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep ASK-së për realizimin e projekteve me rëndësi.
Të dhënat statistikore në këtë raport janë afatgjata dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, përdori të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, të cilat ofronin një informacion statistikor, të plotë për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.
Të dhënat statistikore grumbullohen dhe publikohen të ndara sipas gjinisë, çdo dy vjet, sipas këtyre kapitujve: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat, Shfrytëzimi i Kohës dhe Vendimmarrja.
Sipas rezultateve të raportit, koeficienti i maskulinitetit gjatë këtyre dy viteve ishte 110.1 meshkuj për 100 femra – më i lartë se raporti i përgjithshëm i popullsisë. Ndërsa mosha mesatare e të martuarve ishte për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç.
“Të dhënat e fertilitetit tregojnë rënie, 2 fëmijë për një grua; Shkalla e punësimit te gratë ishte 11.5 për qind, ndërsa te burrat 38.7 për qind; dhe Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6 për qind, ndërsa 31.8 për qind për burrat”, u tha në raportin e ASK-së dhe Sida-s.
Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2015 janë kurorëzuar 16 274 qifte-bashkëshortore. Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 604 ose 34.4%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 020 ose 30.8%.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









