Shkurt.ch
Fëmijët mund të bëjnë “selfie” humanitare me Shaqirin
Aksioni i madh humanitar «Jeder Rappen zählt» (çdo cent ia vlen), që mbahet tradicionalisht në kohën para festave të fundvitit në Bernë do të ketë për protagonist yllin e futbollit zviceran, Xherdan Shaqirin. Ai, në aktivitetin kryesor të këtij aksioni që mbahet sot me fillim nga ora 15.30 në sheshin kryesor të Bernës «Bundesplatz» do të hyje në «kutinë prej qelqi», ku do të japë autografe për adhuruesit e tij, do të fotografohet me ta dhe do të përpiqet të ndihmojë të rinjtë në nevojë.
«kubi i fuqishëm», «xhuxhi magjik» ose «Shaq-Atack», janë disa nga amrat përgëdhelës për Shaqirin. Por një gjë është e sigurt: 24 vjeçari është një talent absolut i jashtëzakonshëm. Dhe tjetra: ai vjen në Bernë në aksionin «Jeder Rappen zählt».
Ata që duan të bëjnë një «selfie» me të duhet të japin nga 10 franga, të cilat do të jepen për qëllime humanitare.
Pyetjet të cilave ai do t`u përgjigjet në kutinë prej qelqi, duhet të dërgohen me hashtag #FragShaqiri.
Në aktivitetin qendror të këtij aksioni do të shfaqë program edhe Shkolla Vallëzimit Shqiptar në Zvicër “Shota”
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












