Futboll
Fëmijët ‘mundin’ 3 futbollistët e Superligës 90:1!
Organizata humanitare "Swissaid" ka formuar një ekip prej 70 fëmijëve. Ata kanë fituar me rezultat të thellë ndaj tre lojtarëve të Superligës zvicerane
Në stadiumin Letzigrund të Cyrihut, të enjten është dashur të zhvillohet ndeshja në mes tre lojtarëve të Super League, kundër një ekipi prej gjithsej 70 fëmijëve. Marco Schönbächler nga FCZ, Milan Vilotiq nga FC St. Gallen dhe Liridon Mulaj nga Xamax e pranuan këtë sfidë.
Pas një trajnimi intensiv me legjendën kombëtare dhe trajnerin e FCZ Ludovic Magnin, 70 fëmijët e të ashtuquajturit “FC Swissaid”, kundërshtarëve të tyre të rritur u treguan se mund të arrihet fitorja. Futbollistët profesionistë ishin në fakt paksa të mbingarkuar me sulmin e madh të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Pas pjesës së parë, në stadiumin Letzigrund të Cyrihut rezultati ishte 6:1 në favor të FC Swissaid. Në pjesën e dytë, kushtet për profesionistët u ashpërsuan edhe më tepër, sepse lojtarëve të vegjël iu lejua të luajnë me gjithsej 70 topa dhe kështu shënuan 84 gola.
Loja u drejtua nga ish gjyqtari i UEFA-s, Nicole Petignat. Bile pas një ndërhyrje të palejuar, ai ia tregoi një karton të verdhë profesionistit Schönbächler. Nga ai moment, ai iu përmbajt rregullave korrekte të lojës, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Arsyeja për lojën e veçantë është 70 vjetori i fillimit të shitjes së simbolit të organizatës humanitare “Swissaid”. Në këtë organizatë, fëmijët mbledhin para për projekte kundër urisë dhe varfërisë në vendet në zhvillim, përmes shitjes së artikujve dekorativë dhe të zejtarisë. Sipas një deklarate, Swissaid i ka falënderuar fëmijët për ndeshjen e futbollit dhe për eksperiencën e paharrueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













