Integrimi
Fëmijët kosovarë, dy herë më të trashë se fëmijët zviceranë
Për mbipeshën e fëmijëve luan rol edhe origjina, po edhe profesioni. Kështu të paktën thuhet në një studim zviceran.
Fëmijët, prindërit e të cilëve janë nga Italia dhe Kosova, janë më shumë se dy herë me mbipeshë se sa fëmijët nga prindërit zviceranë.
Kështu të paktën thuhet në një studim të mjekut nga Gjeneva Per Bo Mahler, që e ka realizuar në bashkëpunim me hulumtuesit e dy universiteteve zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Për këtë qëllim ai kishte hulumtuar mbipeshën e 8000 nxënësve të Gjenevës në klasat e dyta, të pesta dhe të teta. Ai i krahasoi rezultatet jo vetëm me origjinën e prindërve, por edhe me profesionin dhe të ardhurat e tyre. Këtu, ai gjeti një lidhje: Familjet punëtore kanë më shpesh fëmijë më të trashë, menaxherët më pak.
Origjina nuk ndikon drejtpërdrejt në mbipeshën e fëmijëve. Nga këndvështrimi im, trashja nuk ka asgjë të bëjë me përkatësinë si të tillë, por sidomos me statusin social.
Doktori ka marrë shembull familjet nga Kosova, që sipas tij, shpesh kanë një nivel të ulët të shkollimit, po edhe me të ardhura të vogla. „Kjo ka një ndikim negativ në dietën e fëmijëve”, thotë Per Bo Mahler..
Sipas doktorit, familjet më të varfra shpesh fitojnë pak, sa që të dy prindërit janë të detyruar të punojnë në disa vende pune dhe kanë pak kohë për t’u kujdesur për të ushqyerit dhe aktivitetin fizik të fëmijëve.
„Fëmijët janë shpesh të vetëm dhe hanë shumë ëmbël dhe yndyrshëm”, citon 20min doktorin.
Ai ka nisur fushatën për promovimin e aktivitetit fizik te fëmijët, duke ofruar këshilla për të ushqyerit e mirë.
Per Bo Mahler mendon se duhet të paguahen më mirë njerëzit për punën e tyre.
„Kjo do të jetë një masë e guximshme dhe efektive kundër mbipeshës”, thotë Per Bo Mahler.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













