Kosova
Fëmijët e kthyer nga Siria do të vijojnë shkollën nga shtatori
Fëmijët kosovarë të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, do të fillojnë mësimin në muajin shtator, ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Esat Sahiti.
“MASHT në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe komunat ofron edhe mësimin në qendrën korrektuese dhe burgjet e Kosovës, tashmë nga Ministria e Punëve të Brendshme i kemi edhe të dhënat për numrin e të kthyerve dhe ne do të hartojmë një plan të detajuar dhe presim ose garantojmë që në shtator të gjithë fëmijët e kthyer do të integrohen në sistemin arsimor”, tha zëvendësministri Sahiti, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.
Në një tryezë të organizuar nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, është diskutuar për integrimin e shtetasve kosovarë të kthyer nga zona e konfliktit të Sirisë, përcjell albinfo.ch.
Blerim Rama, i cili udhëheq me Drejtorinë Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, tha se sfidat që po paraqitën tani, pas kthimit të tyre, janë sigurimi dhe përdorimi i provave të procedurës penale, për veprimet që shtetasit kosovarë kanë kryer në zonën e konfliktit në Siri.
Në prill të këtij viti, 110 qytetarë të Kosovës, duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë, u kthyen nga Siria në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











