Lajme
Fëmijët e imigrantëve mposhtin anglezët vendës në anglisht e matematikë

Fëmijët e imigrantëve në Angli kanë dalë më të suksesshëm sesa shokët e shoqet e tyre të klasës që anglishten e kanë gjuhë amtare në testet GCSE.
Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Edukimit kanë treguar se adoleshentët, të cilët anglishten nuk e kanë gjuhë amtare kanë dalë më mirë sesa ata që e kanë në të gjitha matjet kryesore qeveritare.
Për shembull, më 2019, 43.8 për qind e studentëve që anglishten nuk e kanë gjuhë amtare arritën notë të fuqishme kaluese 9-5 në anglisht dhe në matematikë, në krahasim me 43.2 të folësve që anglishten e kanë gjuhë amtare, transmeton Koha.net.
Më 2018, folësit që anglishten e kanë gjuhë amtare ishin shumë pak para, me 43.4 për qind që morën kaluese të fuqishme, në krahasim me 43.3 për qind të atyre që nuk e kanë gjuhën angleze gjuhë amtare.
Megjithatë, suksesi i fëmijëve me prejardhje imigrantësh në sistemin anglez të edukimit nuk është befasi.
Viti 2017 ishte i pari që studentët që anglishten e kishin gjuhë dytësore i mposhtë ata që e kishin gjuhë amtare në të gjitha matjet kyçe të GCSE-së.
Sqarime të shumta janë ofruar për këtë fenomen, përfshirë edhe faktin se nxënësit që anglishten s’e kanë gjuhë amtare jetojnë kryesisht në Londër, ku janë disa nga shkollat me performancën më të mirë në Angli.
Megjithatë, një hulumtim nga Universiteti i Bristolit dhe Shkolla Londineze e Ekonomisë dhe e Shkencave Politike më 2018 gjeti se nxënësit me të kaluar imigrantësh kanë qasje më pozitive për edukimin dhe përfitimet e tij sesa shokët e shoqet e tyre të lindur në vend.
Të dhënat po ashtu treguan se hendeku mes nxënësve më të varfër dhe shokëve e shoqeve të tyre në GCSE është zgjeruar për të dytin vit radhazi.
Por, qeveria thotë se ky hendek është “stabil”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor