Lajme
Feith nuk përfaqëson më BE-në në Kosovë
Deklarata ka ardhur nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Piter Feith që nga dita e sotme nuk do të jetë më përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë.
Deklarata ka ardhur nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Ajo ka shtuar se “shtetet anëtare janë duke zhvilluar konsultime lidhur me përforcimin e pranisë së BE-së në Kosovë duke pasur parasysh Traktatin e Lisbonës dhe Agjendën evropiane për Kosovën”.
Por diplomatët e vendeve anëtare në BE pranojnë se është krijuar një konfuzion i madh rreth pranisë së BE-së në Kosovë, përfshirë edhe vakuumin në krye të misioneve të cilat edhe janë ende të padefinuara. Ndonëse ekziston një plan që Fernando Gentilini të jetë ushtrues i kësaj detyre për një fazë kalimtare as për këtë nuk ka ndonjë vendim të marre nga BE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










