Lajme
Federer rikthehet me fitore pas 2 ore lojë
Bëhet e ditur se pas 405 ditësh nga organizimi i fundit (Australian Open 2020), tenisti zviceran, Roger Federer, është rikthyer në fushë, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se aktualisht numri 6 në botë, zvicerani mposhti 2-1 (7- 6, 3-6, 7-5) pas dy orësh e 25 minuta lojë britanikun Daniel Evans, ndeshje e vlefshme për rundin e dytë të turneut të Doha.
Një ndeshje e vështirë për Federer, gati 40 vjeç, që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës në këtë rikthim. Kjo ishte hera e parë që ai mungonte kaq gjatë, ndërkohë që vjet ai kreu dy operacione në gjurin ne djathtë, që e detyruan të mos luante. Pas një periudhe të gjatë rehabilitimi e stërvitje, gjithçka ishte gati.
Fitorja e Federer nuk ishte e lehtë, që nuk ishte ende në formën optimale, ndaj dhe vendosi të luante në një turne “të vogël” dhe pa shumë presion. Gjithsesi, në fund ai arriti të mposhtë Evans dhe në çereknale do të luajë ndaj gjeorgjianit Nikoloz Basilashvili. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













