Lajme
Historia po shkruhet tani: Islam Alijaj zgjidhet deputet i Parlamentit Zviceran
Ka fituar 95.054 vota. Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!
Në zgjedhjet që u mbajtën sot për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës: një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP), njofton albinfo.ch. Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.
Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Ai ka qenë deri më tani asamblist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.
Platforma mediale albinfo.ch ka ndjekur në vazhdimësi veprimtarinë e Alijajt, duke e prezantuar edhe përmes intervistave të veçanta, në portal dhe në revistë.
Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës kanë vënë kandidaturën etyre rreth 30 politikanë me rrënjë shqiptare. Bazuar në informatat që albinfo.ch ka deri më tani, Islam Alijaj është i vetmi që ka fituar.
Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!
Lexoni po ashtu:
Islam Alijaj: Është koha për një deputet me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Zvicrës
Alijaj prezanton para Pallatit Federal iniciativën për njerëzit me aftësi të kufizuara
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore
Kandidatët nga Cyrihu zotohen për një zë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës
Të ngjashme

Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore
- Islam Alijaj: Me aftësi të (pa) kufizuara, sfidon Parlamentin e Zvicrës
- Islam Alijaj: Është koha për një deputet me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Zvicrës
- “Lomi” sfidon invaliditetin dhe kandidon për Asamblenë e Cyrihut
- Alijaj prezanton para Pallatit Federal iniciativën për njerëzit me aftësi të kufizuara
- Alijaj, “i gatshëm për të shkruar historinë”
- Cilët ishin kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Cyrihut, në zgjedhjet që u mbajtën sot
- Këta janë shqiptaro-zviceranët që duan ta bëjnë ndryshimin më 22 tetor
- Është koha!
- “Lomi”, aktivisti që sfidon veten dhe të tjerët
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit













