Sport
Federer, fitues i pesëfishtë i titullit Cincinnati
Roger Federer, tenisti numër 1 në botë, është fitues i turneut të sivjetmë të serisë masters në Cincinnati të SHBA-së, pasi në finale mposhti serbin Novak Gjokoviq. Zvicerani është bërë ilaç për Gjokoviqin, duke e mposhtur me 2:0 në sete (6:0, 7:6/8:6).
Federer tha se është i kënaqur me lojën e tij në këtë turne dhe me fitore, e cila i solli 900 pikë të reja epërsi ndaj Gjokoviqit në renditjen e përgjithshme në listën ATP.
“Unë kisha një verë magjike”, tha Federer, duke fituar për të pestën herë që nga viti 2005, 2007, 2009 dhe 2010 trofetë e Cincinnati-it të SHBA-së.
Gjokoviq kishte pranuar se zvicerani ishte më i mirë në këtë garë në SHBA. “Unë kisha shanse, por Federer ishte më i mirë sot”, thotë 25-vjeçari Gjokoviç.Mbase Feder dhe Gjokoviq do të ndeshen së shpejti edhe në Kampionatin e hapur të SHB-së, që është turneu i katërt dhe i fundit grand slam i këtij viti.
Sipas të gjitha gjasave, për arsye të lëndimit, nuk do të paraqitet tenisti spanjoll Nadal, një nga ata të rrallët (shto këtu edhe Mureyn) që do të mund t’u prishte punë dyshes së parë në botë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











