Futboll
Federata Spanjolle e Futbollit nuk i pranon simbolet e Kosovës

Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka pranuar që Përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshjet e grupit të pestë për kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” me simbole shtetërore.
Federata Spanjolle kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës që të mos prezantohet me simbole shtetërore, duke kërkuar kështu gjetjen e një zgjidhjeje alternative apo përdorimin e flamurit të UEFA-s.
Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha për Radio Evropa e Lirë se pas ankesës së FFK-së në UEFA, është vendosur që ndeshjet të zhvillohen në shtetin e Zvicrës.
“Ne kemi shkruar letër dhe kemi thënë se në asnjë çast ne nuk pranojmë të marrim pjesë në asnjë garë të UEFA-s në të cilën nuk shpaloset flamuri edhe himni i Kosovës. Ata kanë thënë se a bënë me logo të federatës?! Ne u kemi thënë se asnjë lloj kompromisi nuk bëjmë, vetëm kërkojmë të luajmë futboll”, tha Salihu.
Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur se ka kërkuar masa ndëshkimore ndaj shteteve, të cilat për arsye politike pengojnë apo nuk mund të organizojnë ndeshje të futbollit.
“Kemi kërkuar nga UEFA që të ketë pasoja për shtetet që nuk janë të gatshme të organizojnë, kanë probleme, konteste. Kështu që është një mësim i mirë për Spanjën, për të keq, kuptohet”, deklaroi Salihu.
Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, tha se UEFA ka pasur qëndrim korrekt për sa i takon këtij rasti.
“Tregues i kësaj është vetë fakti pse Spanjës i është marrë e drejta e organizimit të këtyre ndeshjeve”, tha Salihu, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të kampionatit U-17 “Irlanda 2019”, Kosova do të përballet edhe me dy shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, duke përfshirë, Greqinë dhe Ukrainën. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 25 deri më 31 mars të këtij viti.
Edhe me herët shteti spanjoll ka penguar sportistët nga Kosova.
Kampionati Evropian për Junior në Peshëngritje u zhvillua në Poloni ani pse fillimisht kjo e drejtë i ishte dhënë Spanjës. Asaj iu hoq e drejta pasi nuk lejoi pjesëmarrjen e peshëngritësve kosovarë me simbole të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026