Shkurt.ch

Federata rrit financat e burgjeve për dëbim

Qeveria ka përcaktuar se nën cilat kushte federata kompenson ndërtimin e vendeve plotësuese për të burgosurit që duhet të dëbohen

Kantonet do të subvencionohen më fuqishëm nga federata me mjete për të financuar  qendrat e burgut për dëbim të të huajve. Qeveria federale propozon një ngritje nga 140 franga sa është sot në 220 franga mesatarisht për një vend dhe një ditë burgu.

Më tutje qeveria ka përcaktuar se nën cilat kushte federata kompenson ndërtimin e vendeve plotësuese për të burgosurit që duhet të dëbohen.   

Po ashtu qeveria federale ka hapur të mërkurën shqyrtimin për ndryshimet e rregulloreve. Bazën për këto ndryshime e përbëjnë ndryshimet e ligjeve  që parlamenti i ka miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës atëbotë patën miratuar një bazë të re ligjore për marrjen përsipër nga federata, të kostos  për ndërtimin e burgjeve kantonale që shërbejnë për zbatimin e burgosjes sipas të drejtës së të huajve