Futboll
Federata e Zvicrës e pengoi Florian Kamberin në debutimin e tij tek Shqipëria
Është bërë e ditur se Florian Kamberi së fundi ka rrëfyer për mediat skoceze grumbullimin e parë me kuqezinjtë e Shqiërisë.
Thuhet se sulmuesi shqiptar është ndalur te ai problem që ndodhi sa i përket dokumentacionit që duhej të ishte gati nga Federata e Zvicrës.
Duket se zvicëranët nuk e dhanë dritën e tyre jeshile në kohën e duhur, çfarë i mohoi Kamberit edhe debutimin me Kombëtaren shqiptare, shkruan Shqiperia.ch.
Futbollisti shprehet se kjo gjë e ka mërzitur së tepërmi, ndërsa tashmë duhet të presë vitin e ardhshëm për të zbritur në fushë për herë të parë me fanellën kuqezi.
“Isha shumë i gëzuar që mora ftesën e Shqipërisë pikë së pari. Shkova atje, u stërvita dy ditët e para, më pas pata probleme me kyçin. Pastaj zbulova se dokumentet nga Zvicra nuk ishin gati. Supozohej që unë të isha titullar ndaj Andorrës dhe të luaja një pjesë me Francën. Mendoj se Zvicra duhej të dërgonte disa dokumente dhe nuk e bëri këtë gjë, sepse njerëzit përgjegjës ishin larguar me ekipin Kombëtar. Nuk e di saktësisht se cili ishte problem. Thjesht dija që dokumentet nuk ishin gati. Kjo ishte e mërzitshme, por gjithsesi jeta vazhdon. Isha paksa i zhgënjyer. Por të paktën isha atje, i takova të gjithë dhe kalova një javë të mirë, edhe pseu ktheva më herët për shkak të dëmtimit. Por të paktën nuk ishte faji im. Unë bëra gjithçka nga ana ime për të qenë gati. Thjesht duhet të jem i duruar. Tani jam kthyer te Hibernian, do të bëj më të mirën time këtu dhe të shpresoj të rikthehem vitin tjetër.
Porrini erdhi në ndeshjen kundër Celtik. Më pa duke luajtur dhe ditën tjetër u takuam së bashku me agjentin dhe babain tim. Patëm një bisedë të mirë, ata e bënë të qartë se më donin vërtet, pasi duan të ndërtojnë një skuadër të re dhe të kenë një epokë të re. Unë dua të jem një pjesë e rëndësishme e saj. Të kem Porrinin atje, që ka luajtur më parë me Rangers, është diçka e mirë, pasi disa njerëz mendojnë se të luash në Skoci është e lehtë, por nuk është ashtu, është shumë e vështirë. Të luash futboll me Kombëtaren është një motivim dhe nëse e ke një mundësi të tillë është një privilegj për çdo lojtar. Unë jam gjithnjë i motivuar të jap më të mirën time dhe më terër se aq në mënyrë që të luaj me Kombëtaren”, është shprehur Florian Kamberi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












