Sport
Federata e Xhudos pranohet me të drejta të plota
Federata e Xhudos, ajo e Ping-pongut, e Peshëngritjes dhe e Shigjetarisë janë të anëtarësuara në federatat ndërkombëtare
Federata e Xhudos së Kosovës është anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. Lajmin e ka dhënë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dhe me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, me të cilët ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm që duhen ndërmarrë në ndërkombëtarizim të sportit, e në veçanti në pjesëmarrjen e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.
Federata e Xhudos e qon në katër numrin e federatave kosovare të anëtarësuar me të drejta të plota në federatat përkatëse ndërkombëtare. Pas takimit, ministri Krasniqi vlerësoi se anëtarësimi i Federatës së Xhudos me të drejta të plota është një lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën. Ai ka deklaruar se ky hap shërben për angazhim edhe me të madh drejt ndërkombëtarizimit të sportit, e po ashtu ka paralajmëruar se në dy muajt e ardhshëm priten anëtarësime të federatave tjera.
“Fakti që kemi xhudon është shumë më domethënës për faktin se ne me xhudistët kemi arritur sukseset më të mëdha botërore. Shembulli i Majlinda Kelmendit e dëshmon këtë. Dhe kur tash e tutje, Majlinda Kelmendi do të prezantohet me flamur të Kosovës, me himn, e barabartë me të gjitha xhudistet tjera është një moment jo vetëm që na emocionin por që na bën që të punojmë edhe më shumë për të krijuar mundësi të barabarta edhe për federatat dhe sportistet tjerë.
Në rrugën tonë ky është një hap i rëndësishëm, dhe ne presim që në dy muajt e ardhshëm të kemi edhe formalisht federatën e pestë që të plotësojmë kriterin të rëndësishëm për aplikim të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, ka thënë ministri Krasniqi, teksa ka falënderuar drejtuesit e Federatës së Xhudos dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për angazhimin dhe koordinimin e vazhdueshëm që kanë treguar në gjithë këtë proces.
Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe falënderoi ministrin Krasniqi dhe kryetarin e KOK-ut, Hasani për punën e madhe që kanë bërë në arritjen e këtij qëllimi. Ai po ashtu tha se kjo është edhe një rezultat i punës dhe sukseseve të mëdha të xhudistëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.
Kuka shprehu falënderime edhe për kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Mauris Vizer për ndihmën e madhe që iu ka ofruar xhudistëve nga Kosova.
Edhe kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani vlerësoi angazhimin e ministrit e po ashtu edhe të drejtuesve të Federatës së Xhudos. Ai tha se ky është edhe një rezultat i një qasje proaktive të të gjitha institucioneve të Kosovës, nga kryeministri, presidenca dhe MKRS. Federata e Xhudos, Federata e Ping-pongut, Federata e Peshëngritjes dhe ajo e Shigjetarisë janë katër federatat e anëtarësuar me të drejta të plota në federatat përkatëse ndërkombëtare.
Kusht për aplikimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, për anëtarësim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është pasja e pesë federatave të pranuara ndërkombëtarisht me të drejta të plota në federatat respektove, si dhe njohje të shtetit nga komuniteti ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











