Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Tetova e Bazelit: Arben Sadiku dhe Argjent Turkaj, trajnerë
Një muaj pasi u bë e ditur se FC Tetova e Basel-it nga pranvera do t’i nisë garat nga liga e pestë e Zvicrës Veriperëndimore, kryetari Fatmir Osmani njofton se kryesia ka konfirmuar edhe trajnerët për sezonin e parë në këtë garë.
“Kryesia FC Tetova Basel-it pas disa konsultave konfirmon Trajnerët për sezonin e parë zyrtar. Arben Sadiku për një kohë të gjatë përveç FC Tetova Basel-it ka trajnuar me sukses disa skuadra duke përfshirë SC ED, FC Riehen dhe FC Muttenz Junioren. Gjithashtu kemi nderin që me Argjent Turkajn një ish-lojtar me përvojë në Ligën e Parë të fitojmë si Co-Trajner. Në emër të Kryesisë ju uroj dy trajnerëve të rinj dhe ambiciozë shumë sukses dhe përkushtim në detyrën e tyre të re ngjitja një ligë më lartë”, njofton kryetari i FC Tetova Basel-it, Fatmir Osmani.
Osmani njofton gjithashtu se nga dita e martë me 29 Janar, do të fillohet me përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit ku klubi garon për herë të parë.
Viti 2018-të për FC Tetovën e Basel-it përfundon me sukses historik. Klubi shqiptar i themeluar në vitin 2017-të, arriti gjatë një viti të shënoje dy sukses, dy arritje dhe synime.
Fillimisht gjatë verës, FC Tetova u shpall Kampion i Zvicrës në Seria B SFFS (Firmat zvicerane dhe klubet sportive të kohës së lirë – Schweizerischen Firmen- und Freizeitsportverband) të dhe së fundmi suksesi tjetër është që klubi nga pranvera do t’i nis garat nga Liga e 5-të e Zvicrës Veriperëndimore.
Të ngjashme
Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta















