Futboll
FC Kosova, vetëm barazim, përkundër lojës së bukur dhe dinamike
Raporti i ndeshjes së luajtur më 3 tetor në mes të FC Kosova Zurich dhe FC Bassecourt që u përmbyll me rezultatin 1 : 1
Lojës që pamë këtë fundjavë, vështirë se mund t`ia kalojë ndonjë tjetër, sa i përket eksitimit që ka shkaktuar. Mund të thuhet që janë takuar dy ekipe po aq të forta që nuk donin t’i faknin asgjë njëri -tjetrit.
Në këtë grup 2 të Ligës së Parë Klasike, situata është ende emocionuese dhe e ekuilibruar.
FC Kosova është në vendin e 5 -të me 10 pikë dhe kundërshtari, në vendin e dytë, me 13 pikë. Kështu që mund të flitet për një lojë të nivelit të lartë. Loja ishte shumë dinamike, e shpejtë dhe e saktë, shkruan albinfo.ch. Të gjithë ishin të vetëdijshëm për pozicionin fillestar dhe secili prej lojtarëve të FC Kosovës ishte i fokusuar në fitoren e kësaj loje.
Ekipi shqiptar ishte në gjendje ta mbante topin mirë brenda radhëve të veta. Kundërshtari kishte disa goditje në portë që portieri i FC Kosovës mund t’i kontrollonte lehtësisht. Fatkeqësisht, si shumë shpesh në këtë fillim sezoni, kundërshtari ndëshkoi kosovarët falë gabimeve të këtyre të fundit. Kështu ekipi kundërshtar shënoi në minutën e 28 -të dhe rezultati 0 : 1.
Më pas loja shkonte mbrapsht me një ritëm të shpejtë, shkruan albinfo.ch. Pak para pjesës së parë, mbrojtësi i majtë i Kosovës Endogan Adili arriti të vendoste topin pas vijës nga një kënd akut në stilin e një sulmuesi. Me rezultat të barabartë, 1 : 1, mbaroi pjesa e parë e lojës.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin patën shumë shanse. Të dyja donin të fitonin, të dyja luftuan për çdo centimetër. Por rezultati mbeti ai që ishte në pjesën e parë: 1 me 1.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025












