Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Iliria e Solothurnit, rrugës për ta përsëritur suksesin e 2016-ës
FC Iliria ka përfunduar në vend të parë me 28 pikë, me nëntë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje
FC Ilirinë e Solothurnit e mbajmë mend për suksesin historik në futbollin e Zvicrës në vitin 2016, kur u shpall kampion të Solothurnit dhe e fituan kupën kantonale, por që atëherë nuk e kishim parë në vendin e parë.
Siç po rrjedhin gjërat dhe duke u bazuar në rezultatet e sezoni vjeshtor, ekipi shqiptar mund ta përsërisë suksesin e para tre vjetëve, njofton albinfo.ch.
Në Ligën e 2-të të Solothurnit, FC Iliria ka përfunduar në vend të parë me 28 pikë, me nëntë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.
Duhet përmendur fakti se FC Iliria është ekipi me më pak gola të pranuara këtë sezon, vetëm pesë.
Në garat e Kupës, FC Iliria është plasuar në 1/8 e finales së Kupës së Solothurnit dhe në pranverën e 2019-ës, për kundërshtar e ka FC Fulenbachin.
Të ngjashme
Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













