Lajme
I ka vënë zjarrin një ndërtese banimi: 13 vjet burgim për kosovarin
Sipas Gjykatës Federale, me këtë veprim personi i akuzuar ka marrë në konsideratë në mënyrë të paskrupullt vdekjen e banorëve
Në korrik të vitit 2019 ai i kishte vënë zjarrin një ndërtese të banuar, në Balsthal SO, transmeton albinfo.ch. Tashmë zjarrvënësve 48-vjeçar i duhet të kalojë 13 vite pas grilave. Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Solothurnit.
Korrikun e kaluar, gjykata e përmendur ia kishte rritur dënimin kosovarit në 13 vjet, duke ja shtuar një vit, krahasuar me vendimin e gjykatës së qarkut Thal-Gäu. I pandehuri dhe prokuroria publike kishin vazhduar me aktgjykimin e shkallës së parë. Gjykata e lartë (kantonale) kishte vendosur gjithashtu që dëbimi nga vendi për 15 vjet të shpallet në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).
Sipas një vendimi të publikuar të mërkurën, gjyqtarët e Lozanës (Selia e Gjykatës Federale) hodhën poshtë ankesën e zjarrvënësit kundër vendimit të gjykatës kantonale, shkruan sda.ch.
Me ankesën e bërë, i akuzuari kërkonte të lirohej nga akuza e vrasjes së shumëfishtë në tentativë. Avokati ka kërkuar dënimin me katër vjet burg dhe 8 vjet përjashtim nga vendi, për klientin e tij.
Kishte derdhur 30 litra benzinë
Kosovari kishte vënë zjarrin në një pallat banimi në Solothurnerstrasse në Balsthal natën e 21 korrikut të vitit 2019. Ai kishte derdhur disa bombola me gjithsej 30 litra benzinë në ish “tea room”-in dhe sallën e shitjes në katin përdhes, siç mund të lexohet në vendimin e Gjykatës Federale.
Kur avujt e benzinës ishin përzier me ajrin, ndezja kishte shkaktuar një shpërthim me nxehtësi dhe energji të madhe presioni, transmeton albinfo.ch. Nga ky shpërthim, zjarrvënësit i kishin marrë flakë edhe çorapët, të cilat i kishte veshur mbi këpucë – dhe ai ishte larguar shpejt nga vendi i ngjarjes.
Ka marrë në konsideratë edhe vdekjen e banorëve
Sipas Gjykatës Federale, me këtë veprim personi i akuzuar ka marrë në konsideratë në mënyrë të paskrupullt vdekjen e banorëve. Dy persona qenë detyruar të shkonin në spital për shkak të dyshimeve për thithjen e tymit, përcjell albinfo.ch. Ata ishin larguar nga spitali po atë natë. Në objekt ka pasur dëme materiale në shumën e 570 mijë frangave.
Hetimet fillestare nga policia kantonale kishin treguar tashmë se bëhej fjalë për zjarrvënie me qëllim. Brigadat e zjarrfikësve nga Balsthal dhe Oensingen ishin në detyrë për të shuar zjarrin.
(Foto: Kantonspolizei Solothurn)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













