E-Diaspora
FC Dardania feston dy herë
Me fitoren bindëse të FC Dardanisë, futbollistët shqiptarë të trajnerit Enver Hajdari u bënë skuadra e tretë shqiptare që do të garojnë nga vjeshta në ligën e dytë ndërregjionale
Një lajm i mirë i ka prirë skuadrës dardane me publikimin e lajmit në albinfo.ch që ky ekip për shkak të vështirësive financiare kishte hequr dorë të luajë nga sezoni vjeshtor në një kategori më lart. Këtë fundjavë FC Dardania ishte shpallur kampione e ligës së dytë regjionale, duke mposhtur Arlesheimin në fushën e vet me rezultat 6-4.
Më të lexuar lajmin në albinfo.ch, pronari i kompanisë së sigurimeve ENB, Arsim Hyseni, i merr në telefon përgegjësit e skuadrës dardane dhe iu kërkon ta tërheqin shkresën për anulim nga Federata e futbollit, sepse ai do t’iu sigurojë mbështetje financiare.
„Menjëherë pasi e kam lexuar lajmin në albinfo.ch e kam thirrur Enverin në telefon dhe i kam thënë atij të luajnë në kategorinë e ligës së dytë ndërregjionale, sepse mjetet financiare fillimisht, për sezonin e parë, skuadrës ia siguroj unë“, u shpreh për albinfo.ch nëpërmes telefonit Hyseni.
Dardania ka lojtarë të shkëlqyeshëm në përbërje dhe se do të ishte gjynah sikur një ekip i tillë të tërhiqej nga liga për shkak të financave, thotë për albinfo.ch përmes telefonit Arsim Hyseni.
Me fitoren bindëse të FC Dardanisë, futbollistët shqiptarë të trajnerit Enver Hajdari u bënë skuadra e tretë shqiptare që do të garojnë nga vjeshta në ligën e dytë ndërregjionale, duke iu falënderuar kompanisë së sigurimeve ENB-Versicherung, me pronar Arsim Hysenin.
Pronari i kompanisë ENB, Arsim Hyseni, është dhe sponsori kryesor i FC Kosovës së Cyrihut dhe kështu këto dy skuadra shqiptare sezonin vjeshtor ka gjasë të luajnë në të njëjtin grup.
Ndërkohë që lajmi se FC Dardania megjithatë do të kalojë në kategorinë ndërregjionale është pritur me gëzim të madh në mesin e lojtarëve të Dardanisë së Bazelit, të cilët e dëshironin me çdo kusht.
Gëzimin nuk e fsheh as trajneri i ekipit, Enver Hajdari, që në momentet e fundit, një ditë para se të kalojë afati siguroi mbështetje financiare për skuadrën.
„Sot i kam shkruar federatës se po e tërheqim letrën e dërguar për mosavancim. Ne i kemi siguruar mjetet dhe do të luajmë në ligën e dytë“.
Për këtë, tha ai, jam shumë i lumtur e falënderues për ju albinfo.ch që keni shkruar për klubin dhe sponsorët.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










