Integrimi
FC Besa feston ngritjen në Ligën e Dytë
Ekipi që është themeluar vetëm tri vite më parë u ngjit në ligën e dytë regjionale dhe kjo nuk është pak, mendojnë në FC Besa
Me fitoren e arritur në ndeshjen e 15 qershorit kundër Wyler, FC Besa nga Biel/Bienne ka realizuar suksesin e saj më të madh në historinë e shkurtë të ekzistimit, është ngjitur në Ligën e Dytë regjionale.
Rrugën e ngritjes një kategori më lartë, Besa e kishte trasuar të mërkurën, me rezultatin baraz në ndeshjen e parë kundër FC Wyler nga Berna. Por vulën e fitores skuadra shqiptare e ka lënë të shtunën me barazimin e sërishëm, 1:1 në ndeshjen e kthimit. Kjo ka ndodhur para 1320 shikuesve, kryesisht shqiptarë, të cilët menjëherë pas fishkëllimit për përfundim të lojës shpërthyen në një atmosferë gëzimi e euforie.
Ekipi që është themeluar vetëm tri vite më parë u ngjit në ligën e dytë regjionale dhe kjo nuk është pak, mendojnë në FC Besa.
“Ne e dinim se ndaj një konkurrenti të vështirë sikur Wyler nuk guxojmë të bëjmë gabime”, thotë për Bieler Tagblatt golshënuesi Mohamed Hajjaj.
Të përkujtojmë se për bernasit luante Johan Berisha, futbollisti i njohur i dikurshëm i Young Boys, skuadër e superligës zvicerane, i cili ishte dirigjues i lojës së skuadrës së tij.
Sidoqoftë, “Besa” mori një gol nga penaltia, me çka u barazua rezultati 1:1. Dhe, kur pipi i gjyqtarit shënoi përfundimin e ndeshjes, shikuesit me flamuj shqiptarë pushtuan fushën. Gëzimi nuk njihte kufij. Fansat dhe lojtarët festonin bashkë ngritjen në Ligën e Dytë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










