Bota
FBI-së i kërkohet të hetojë aplikacionin FaceApp
Senatori amerikan Chuck Schumer konsideron shqetësuese faktine përdorimit të këtij aplikacioni
Senatori amerikan, Chuck Schumer, kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp, i cili i bën përdoruesit të duken më të rinj ose më të vjetër.
Në një dokument të publikuar në Twitter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se “të dhënat personale të qytetarëve amerikanë po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike”.
Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë ruse Wireless Lab, e cila ka zhvilluar aplikacionin e që u bë viral.
Në anë tjetër, FaceApp ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i ruan fotografitë dhe nuk i grumbullon të dhëna e përdoruesit, por duke ngarkuar vetëm fotot specifike të përzgjedhur nga përdoruesit.
Kompania vijoi duke thënë se të dhënat e përdoruesit fshihen 48 orë nga ngarkimi.
“Edhe pse ekipi i zhvillimit të aplikacioni është në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në këtë vend. Ne mund të ruajmë një foto të ngarkuar. Arsyeja kryesore për këtë është performanca dhe trafiku: duam të sigurohemi që përdoruesi të mos ngarkojë foton në mënyrë të përsëritur për çdo veprim të editimit. Shumica e imazheve fshihen nga serverët tanë brenda 48 orëve nga data e ngarkimit”, tha FaceApp për TechCrunch.
Schumer ka kërkuar FBI-së dhe Komisionit Federal Tregtar të hetojnë FaceApp. Thirrjet e tij vinë pak pasi Komitetit Demokratik Kombëtar paralajmëroi kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të 2020-së të mos përdorin aplikacionin.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















