Lajme
“20 Minuten”, prej sot mund të lexohet online edhe në shqip
Përmbajtjet e aplikacionit të gazetës "20 minuten", duke filluar nga sot, 25 janar 2022, të përkthyera automatikisht - mund të lexohen edhe në shqip
Cyrih, 25 janar 2022 – Gazeta “20 minuten” (gjermanisht) dhe ajo “20 minutes” (botimi në gjuhën frënge) , për përdoruesit e tyre të regjistruar, duke filluar nga sot do të bëjnë, me efekt të menjëhershëm, të disponueshme punën e tyre editoriale, gjegjësisht artikujt e aplikacionit të tyre, edhe në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.
Aplikacioni është tashmë i disponueshëm në gjuhën angleze që nga nëntori 2021, ndërsa versioni në gjuhën portugeze ka nisur nga fillimi i dhjetorit, thuhet në një njoftim të “20 minuten“.
Ndryshimi i gjuhës mund të bëhet shumë lehtë përmes shtypjes së butonit të zgjedhjes së gjuhës në cilësimet e aplikacionit. Menjëherë pas kësaj, të gjitha materiet janë të përditësuara në aplikacion automatikisht nga një shërbim profesionist përkthimi.
Natyrisht edhe më tutje nuk do të përkthehen videot, reklamat dhe sondazhet.
Gaudenz Looser, kryeredaktor i “20 minuten“, me këtë rast thotë : “Për versionin tonë anglez dhe atë portugez kemi marrë shumë reagime pozitive dhe deri më tani kemi arritur mbi 15,000 përdorues me ofertën e re. Jemi shumë të lumtur, që tani edhe për banorët e Zvicrës që flasin shqip, (e më vonë edhe për ata që flasin serbisht dhe kroatisht), jemi në gjendje të ofrojmë një gamë gjithëpërfshirëse të lajmeve dhe mbi temat që preokupojnë Zvicrën.
Aktualisht është duke u shqyrtuar edhe prezantimi i gjuhëve të tjera.
Për të paralajmëruar fillimin e këtij botimi, 20 minuten sot, edhe në versionin e shtypur ka nxjerrë dy faqe në gjuhën shqipe.
Mbi 20 minuten
E themeluar në fund të vitit 1999 për një target grup të ri dhe urban, gazeta e udhëtarëve “20 Minuten” është media zvicerane me praninë më të gjerë, gjithëpërfshirëse, në Zvicrën gjermanishtfolëse, Zvicrën perëndimore (frankofone) dhe në Ticino (italishtfolëse).
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë
















