Lajme
Fauci: Normaliteti nuk do të kthehet këtë vit
Drejtuesi kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha se koronavirusi mund të shfaqet në disa cikle dhe se një rikthim në normalitet të plotë në jetën e përditshme nuk ka gjasa të pritet këtë vit.
“Shpresoj që një shkallë e caktuar e normalitetit të vërtetë do të vendoset brenda vitit të ardhshëm, apo kështu, por nuk mendoj se do të jetë këtë dimër apo vjeshtë”, tha Fauci në një intervistë me britaniken The Telegraph, duke shtuar se virusi do të jetë akoma disi i pranishëm.
Fauci tha gjithashtu se ndalesat e udhëtimit në disa rrugë ndërkombëtare nuk pritet të hiqen së shpejti, dhe se, duke gjykuar nga shkalla e përhapjes së infeksionit, do të duheshin muaj, jo vetëm javë.
Ai paralajmëroi pjesëmarrësit në demonstrata kundër padrejtësisë racore në lidhje me rrezikun e infeksionit në tubime masive, edhe nëse përdoren maska mbrojtëse.
Fauci shprehu optimizëm në lidhje me zhvillimin e suksesshëm të vaksinës së koronavirusit.
“Ne kemi vaksina të mundshme – katër ose pesë prej tyre – që po bëjnë përparim të rëndësishëm … Bazuar në gjithçka që shihet në rezultatet në një fazë të hershme, është e mundur të imagjinohet se do të marrim dy ose tre vaksina të suksesshme”, shpjegoi Fauci.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












