Sport

Fatmire Bajramaj shënon gol dhe përfundon në spital!

Veç Fatmires, edhe dy lojtare tjera janë bartur në spital me lëndime të rënda, nga kjo ndeshje

Në stadiumin e Potsdamit, në ndeshjen në mes të rivalëve të bundesligës për femra, Turbine Potsddan dhe 1FFC Frankfurt është treguar një lojë tepër brutale. Tri futbolliste janë përcjellë në spital, nga kjo ndeshje, dy prej të cilave me lëndime të rënda!

E treta është futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj, e cila, pas shënimit të golit, në minutën e 91-të vazhdimit të lojës “dënohet” nga lojtarja kundërshtare Tabea Kemme. Kjo e fundit nuk mundet ta durojë humbjen dhe bën ndërhyrje tejet brtutale ndaj shqiptares që më parë ka luajtur për Turbine Potsdam.

Rezultati: një lëndim i rëndë në nyje të gjunjve të Fatmires, për çfarë ajo duhet të bartet për në spital.

Por, më keq se Fatmire Bajramaj kanë pësuar dy lojtare tjera në këtë ndeshje. Alexandra Singer dhe Stefanie Mirlach, të dyja të skuadrës vendëse, gjatë kërcimit të përnjëhershëm kanë goditur aq fort njëra tjetrën me kokë sa që kanë pësuar lëndime mjaft të rënda në kokë.

E para, pasi fillimisht kishte humbur vetëdijen, ka pësuar një tronditje truri , sikurse edhe e dyta, e cila veç kësaj ka edhe një plagë të gjatë rreth 10 cenimetra në kokë. Rezultati, i cili ka rënë nën hijen e lojës brutale, në fund ka qenë 2 me 1 në favor të mysafireve, gjegjësisht skuadrës 1FFC Frankfurt të Fatmire Bajramajt.