Sporte Luftarake
Fatmir Salihaj tanimë pjesë e referimit në garat e Federatës Europiane të Xhudos
Ai ka referuar në Gjermani dhe ne Hungari
Fatmir Salihaj është bërë pjesë e referimit në garat të cilat i organizon Federata Europiane e xhudos (EJU).
Ai në fundjavën që shkoi ka referuar në kupën evropiane për juniorë (U21), në Berlin të Gjermanisë dhe në muajin qershor në kupën evropiane për juniorë (U21), në Paks të Hungarisë.
Pas këtyre dy garave ai do të marrë pjesë edhe në kupën evropiane për juniorë (U21), në Cluj-Napoca të Rumanisë.
“Ne po besojmë që Fatmiri po avancohet në garat që organizohen nga Federata Europiane e xhudos që është një plus i madh për ne si Federatë. Po shpresojmë që edhe dikush tjetër nga Federata e xhudos së Kosovës së shpejti të bëhet pjesë e referimit në garat e EJU-së” – thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos të Kosovës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















