Lajme
FAO: Çmimet e ushqimeve, 8% më shtrenjtë se në 2021-ën
Çmimet globale të ushqimit u ulën për të pestin muaj radhazi në gusht. Megjithatë në raport me vitin e kaluar, ato janë 7.9% më ta larta, deklaron Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Çmimet globale të ushqimeve janë ulur në gusht. Në raportin mujor që nxjerr Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, ulja u regjistrua për të pestin muaj radhazi në gusht. Në raport me korrikun, ulja e çmimit të produkteve bazë ishte 1.9%.
Kështu drithërat ranë me 1.4%, ndikuar nga prodhimi në SHBA dhe hapja e porteve në Ukrainë.
Vaji u ul me 3.3%, për shkak të taksave më të ulëta të eksportit, ndërsa sheqeri u kuotua më lirë, kryesisht nga niveli i lartë i eksporteve në Indi dhe çmimet më të ulëta të etanolit në Brazil.
Edhe mishi regjistroi rënie me 1.5% nga korriku, për shkak të disponueshmërisë së eksporteve globale, dhe kërkesës së ulët në disa vende eksportuese.
Me gjithë trendin në rënie, çmimet globale të ushqimeve janë 7.9% më të shtrenjta se vitin e kaluar, ndërsa FAO pret që prodhimi i drithërave të ulet në vazhdim./Euronews
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











