Lajme

Familjet shqiptare mund të përballojnë pushimet

Ky raport është për familjet që mund të pushojnë minimalisht një javë jashtë vendit ku banojnë, qoftë edhe në një shtëpi të dytë

Në bazë të një raporti të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) “Jeta në Tranzicion”, 48 % e qytetarëve të Shqipërisë kanë deklaruar se mund të përballojnë pushimet, së paku një javë, raporton albinfo.ch.

 

Ky raport është për familjet që mund të pushojnë minimalisht një javë jashtë vendit ku banojnë, qoftë edhe në një shtëpi të dytë.

 

Sipas studimit, përqindja më e lartë e atyre që mund të përballojnë pushime jashtë gjenden në Rusi (68%), të ndjekur nga Sllovenia, Estonia dhe Polonia.

 

Në anën tjetër, vendet me përqindje të ulët që janë Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Taxhikistani, ku më pak se 20% e të anketuarve raportojnë se mund të përballojnë pushime jashtë shtëpisë.

 

Familjet gjermane (79 %) mund të përballojnë pushimet, kurse italianët po ashtu kanë përqindje të mirë me 61%.

 

Vende të tilla si Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kosova, Taxhikistani dhe Turqia kanë një përqindje më të ulët përballimi në më pak se 50 %.