Lajme
Familjet evropiane harxhojnë më pak për festat e fundvitit
Një ndjesi qetësie dhe kujdesi ka përfshirë tregun e Krishtlindjes në qytetin e Frankfurtit, pavarësisht se ai është i hapur për të gjithë.
Për të shijuar një filxhan verë të zier, një rit i këndshëm i dimrit në kohët para pandemisë, klientët e maskuar duhet të kalojnë përmes një hyrjeje njëkahëshe në një kasolle të rrethuar, duke ndaluar në stacionin e dezinfektimit. Megjithatë, jo të gjithë e kanë problem.
“Ne jemi të lumtur që jemi këtu këtë vit dhe i jemi mirënjohës qytetit të Frankfurtit që na lejon të qëndrojmë këtu. Nuk e kemi problem t’u përmbahemi rregullave, si vendosja e maskës, të cilën duhet ta mbajmë edhe kur largohemi”, thotë Anuschka Haman, shitëse.
Shumica e eventeve të periudhës së festave në Gjermani dhe Austri janë anuluar. Me mbylljen e tregjeve, largohen edhe paratë që turistët mund të shpenzojnë atje, por edhe në restorante, hotele, apo qendra tregtare.
“Ndërsa parashikimet në terma afatshkurtër për ekonominë janë të errëta, sidomos sa i takon konsumit privat, është më e qartë se më vonë, ndoshta në shkurt, njerëzit do të jenë tërësisht të mbrojtur, në gjendje të shijojnë normalisht jetën dhe të shpenzojnë si më parë”, shprehet Holger Schmieding, ekonomist i bankës Berenberg, Londër.
Sipas ekspertëve, kursimet e krijuara gjatë pandemisë do të mbeten në llogaritë bankare të familjeve, derisa perspektiva ekonomike të jetë më optimiste./Euronews
E-Diaspora
-
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf Elmazi përmbyll specializimin e tretë në Kardiologji në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf... -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest”
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











