E-Diaspora
Familjes nga Maqedonia, ia anulojnë lejeqëndrimin përmes telefonit
Se familja nga Zierenbergu u dëbua në Maqedoni, edhe pse ata kishin një lejeqëndrim të përkohshëm, të vlefshëm deri më 7 janar 2019 dhe kjo iu anulua së fundmi nga një telefonatë

Nga Zierenbergu i Gjermanisë, një familje gjashtantarëshe është dëbuar në Maqedoni. Familja sapo kishte marrë një zgjatje të lejeqëndrimit të ashtuquajtur duldung.
“Mirëpo, masa e dëbimit në ndërkohë është tërhequr përmes telefonatës, me pretekstin se ajo është lëshuar gabimisht dhe në mënyrë të paligjshme”, thotë përkujdesësi i familjes, Günter Hejl, një dhjak nga Komuna Heilig Kreuz në Zierenberg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Asnjë nga vullnetarët që i kanë ndihmuar refugjatët nuk do të kishte besuar se një gjë e tillë do të ndodhte përmes telefonatës dhe gjithashtu të ketë efekt. Tronditja rreth procedurës përkatëse është e lartë.
“Asnjë punëtor i Këshillit rajonal të Kasselit nuk bën ndonjë telefonatë të tillë”, ka pohuar zëdhënësi i këshillit, Michael Conrad.
Në Departamentin e emigracionit dhe integrimit të qytetit dhe rrethit të Kasselit, gjithashtu pohojnë se asnjë punëtor nuk e kishte lëshuar lejen e qëndrimit përmes telefonit.
Por, me këtë lloj lejeqëndrimi nuk do të thotë se personi mund të qëndrojë deri në datën e shënuar, ka thënë Conrad.
Më e thjeshtë për një familje që vjen nga një vend me prejardhje të sigurt, është që vullnetarisht të largohet nga territori gjerman, informon më tej Albinfo.ch.
Pastaj, ajo mund të kthehet me vizë të rregullt. Me një deportim shkaktohet një barrierë hyrëse. Si vende të sigurta të origjinës llogariten: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Gana, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Senegali dhe Serbia.
Se familja nga Zierenbergu u dëbua në Maqedoni, edhe pse ata kishin një lejeqëndrim të përkohshëm, të vlefshëm deri më 7 janar 2019 dhe kjo iu anulua së fundmi nga një telefonatë, autoritetet përkatëse e shpjegojnë me sa vijon: “Tek kjo familje bëhet fjalë për një rast që ka të bëjë me ligjin e emigracionit, e që kompetent për këtë është Këshilli rajonal i Kasselit.
Rasti i kësaj familje ka shkaktuar reagime të ashpra tek shoqatat e ndryshme, ndërsa autoritetet vazhdojnë t`ia hedhin fajin njëri-tjetrit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor