Kosova
Familjen rome s’e strehojnë në Prishtinë
Vergjinushe Zyla, e ardhur nga Durrësi, lagjja “17”, prej të enjtes ndodhet në Prishtinë dhe askush s’e ka pranuar në shtëpi
Një familje katëranëtarëshe nga Durrësi s’e ka pranuar askush në Prishtinë. Kryefamiljarja Nagjinushe Zyla po kërkon strehim. Po thotë se për në Kosovë u nisën me idenë se do të gjenin një vend për të jetuar përkohësisht. Mirëpo, përkatësia etnike duket se u bë problem pse askush s’i mori në Prishtinë. Familja rome nga Durrësi ende po shpreson se dikush do t’ua çelë shtëpinë për banim.
Vergjinushe Zyla, e ardhur nga Durrësi, lagjja “17”, prej të enjtes ndodhet në Prishtinë dhe askush s’e ka pranuar në shtëpi. Ajo thotë se njëra prej arsyeve pse s’po gjen strehim në qytetin më të madh të Kosovës lidhet me përkatësinë etnike të saj.
“Pritjet tona janë që Kosova të shtrijë dorën për neve. Të na ndihmojnë. Ka plot robër të mirë. Zoti të na ndihmojnë”, ka thënë Zyla në një bisedë për Gazetën Express.
“Kemi ardhë në Kosovë, askush s’na ka kthyer përgjigje”, thotë ajo.
Qindra familja kosovare kanë shpërndarë njoftime se janë të gatshme të strehojnë banorët e Durrësit, të cilët u ballafaquan me tërmet që shkatërroi shtëpi e banesa derisa la 51 të vdekur.
Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë strehuar familjet e ardhura nga Shqipëria.
“Kam ardhë në Kosovë. Jam nisur natën kur ra tërmeti i fundit. Rrugëve, lokaleve kemi fjetur qe katër ditë. Kërkojmë strehim sa të qetësohet gjendja jonë”, ka shtuar ajo.
Vajza e Vangjushes, Esmeralda, thotë se janë nisur për në Kosovë me shpresë së do të gjenin strehim, duke parë e dëgjuar se kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive për të pastrehët e Durrësit, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi ardhur për më mirë. Na kanë thënë se kosovarët na ndihmojnë”, tha ajo. Kemi ardhur me atë shpresë”, ka thënë Esmeralda, e cila ka strehuar foshnjën e saj te një grua në Prishtinë.
“Kemi përjetuar torturë, jemi bërë copë-copë, nuk jam në gjendje çka të them”, thotë Esmeralda.
Qytetarët e Kosovës kanë dërguar ndihma për banorët e prekur nga tërmeti, derisa në Prizren është hapur një kamp për t’i pranuar të larguarit.
Janë raportuar edhe raste kur banorët edhe te pjesëve të tjera të Shqipërisë ia kanë mësyrë Kosovës për t’u strehuar, pasi s’kanë pasur kushte të mira në vendlindje, por jo për shkak të tërmetit.
Familja Zyla nga Durrësi thonë se ka mbetur pa shtëpi dhe s’po guxojnë të kthehen njëherë në vendlindje për shkak të fatkeqësisë që përfshiu pjesët e Thumanës, Durrësit dhe disa vendbanimeve të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri












