Kosova
Familjarët e të zhdukurve me forcë kritikojnë institucionet
Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, familjarët e të zhdukurve me forcë kanë bërë homazhe pranë memorialit të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë Luftës në Kosovë.
Nazmije Sinan, tash e 24 vjet pret informacione për vendndodhjen e vëllait të saj Elimun, i cili në vitin 1999 u mor me dhunë nga forcat paramilitare serbe.
Ajo për koha.net tha se u dëshpërua pasi e kuptoi se fati i vëllai të saj dhe i mbi 1600 personave të tjerë ende është peng i Serbisë.
“Veç kur na kanë hi dhe e kanë marrë vëllain, kanë hyrë në mal dhe e kanë marrë vëllain, e do fëmijë të tjerë… nëna për vëllain mërzitet gjithë… Ishalla bëjnë se jemi lodh t’u prit”, tha Sinani.
Edhe Tefik Hasani, që kërkon xhaxhain e tij, shpreh zhgënjimin me institucionet. “E kanë marrë në Mitrovicë, ‘lagjja e Boshnjakëve’, i kanë marrë 11 veta, i vetmi ai nuk është gjendur ende, trupat e të tjerëve janë gjetur. Duhet të bëjnë diçka edhe Qeveria edhe pozita dhe opozita duhet të veprojnë më shumë me ndërkombëtarët që ta detyrojnë Serbinë të na kthejnë të dashurit tonë pa marrë parasysh kënd, vëllain, fëmijën, çka do që e ka”, tha Hasani, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, kritikoi komisionin dhe krerët shtetërorë për mungesë veprimesh.
“Pse duhet Vjosa Osmani me më tregu mua politikë se çka folët në Bashkësi Evropiane?! Unë dua konkret të më tregojë çka ajo ka për detyrë me bo për personat e pagjetur. Komisioni qeveritar është formuar për të na ndihmuar për zbardhjen e personave të pagjetur, jo me na mbajt deklarata. Deklaratat e tyre kanë mbetur në letër”, tha Qerkini për koha.net.
Ndërkohë, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë për zvarritje të procesit si dhe BE-në për moskushtëzimin e Beogradit për hapjen e arkivave.
“Asnjë hap deri më sot nuk e ka marrë Serbia, por pse nuk e merr Serbia ne e njohim dhe e dimë që nuk ka qenë ë gatshme me marr hapa. Por ne vazhdojmë të kërkojmë dhe tash po flas si familjar, ne na mbetët hatri pak edhe te faktori ndërkombëtar, sepse ata do të duhej të ishin ata që e kushtëzojnë Serbinë që ajo të përgjigjet për fatin e këtyre personave. Unë si komision me dëshirën më të madhe do të doja t’i ndjekja edhe penalisht kriminel, por nuk është në mandatin tim”, tha Hoti.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona, e janë zhdukur rreth 6 mijë, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











