Shkurt.ch

Familja zvicerane dëbohet nga Kanadaja!

Familja zvicerane Huwiler ndjehet e lënë në baltë nga autoritetet vendore, thotë nëna e dy fëmijëve 14 dhe 11 vjeçarë për një gazetë kanadeze, përcjellin mediat zvicerane

23 shkurti duhet të jetë dita e fundit e qëndrimit në “shtëpinë e tyre”, në New Schotland të Kanadasë. Pas kësaj date ata duhet të lëshojnë vendin në të cilin po qëndrojnë prej tri vitesh. Ndërsa e veçanta në këtë mes është se nuk bëhet fjalë për refugjatë apo migrantë nga bota e tretë, por për një familje nga vendi më i pasur në botë, nga Zvicra.

Familja zvicerane Huwiler ndjehet e lënë në baltë nga autoritetet vendore, thotë nëna e dy fëmijëve 14 dhe 11 vjeçarë për një gazetë kanadeze, përcjellin mediat zvicerane, blick.ch etj.

Në vitin 2013, të tërhequr nga prindërit e kryefamiljarit, (Daniel) të katër anëtarët e familjes Huwiler kishin shkruar fillimisht si turistë në Kanada por pastaj kishin bërë kërkesën për qëndrim të përhershëm atje, transmeton  albinfo.ch. Prindërit dhe të gjithë fëmijët tjerë përveç Danielit, kishin shkruar të jetonin në Kanada para 20 vitesh. Pasi që ishte i rritur, ai kishte qëndruar vetëm në Zvicër.

As avokati dhe as 40 letra përkrahëse të dërguara nga qytetarët e atjeshëm nuk kanë bërë punë: Huwiler-ët duhet të kthehen! As Danieli dhe as Judita nuk kishin pasur të drejtë të punonin gjatë kësaj kohe, përcjell albinfo.ch. Familja nga Hungaria e Juditës kishte përkrahur të bijën por ndërkohë edhe paratë ishin shpenzuar.

Nga dita kur kanë marrë lajmin për dëbimin, fëmijët nuk kanë dashur as të zgjohen në mëngjes nga shtrati, thotë Judita e përlotur.

Ata ashtu sikurse as prindërit e tyre, nuk mund ta marrin me mend jetën në Zvicër! Në fakt Danieli dhe Judith janë njohur në SHBA. Atje kanë jetuar dhe atje kanë lindur fëmijët. Një kohë qenë kthyer për të jetuar në Zvicër por fëmijët nuk kishin mundur të përshtateshin pasi që ishin ngacmuar nga të tjerët, si të huaj.