E-Diaspora
Familja shqiptare Ajazaj dëbohet në 3 të natës nga Gjermania
Përkundër se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve
Pas tre vjetësh, familja shqiptare që kishte ardhur në Berlin, është dëbuar për në vendlindje, shkruan ‘Bild.de’.
Xhezo Ajazaj (31-vjeç), gruaja e tij Artjola (29) dhe vajzat e tyre Klara (8) dhe Lejman, si dhe Karolina (6 muajshe), e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Përkundër se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.
Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit. Por, senatori i brendshëm ndoshta nuk donte të priste më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.
Në orën 3:00, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi dhe do të duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me nguti dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.
Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, derisa kishte bërë bujë edhe në mediat gjermane.
Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai kishte vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.
Edhe shefi i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar, duke theksuar se ‘punon sa tre vetë’. Xhezo shtronte pllaka banjo.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












