Integrimi
Familja Krasniqi, shembull zelli dhe integrimi Gjermani

Familja Krasniqi jeton në Ibbenbüren, për më shumë se 20 vite. Ka një punëtori të plakave të qeramikës dhe pjesëtarët e saj janë shumë aktiv në klube sportive dhe të suksesshëm në shkollë. Ata në Gjermani fillimisht kanë ardhur si refugjatë, ndërsa sot janë të integruar shumë mirë me jetën në Gjermani, transmeton “albinfo.ch”.
Naser Krasniqi (49 vjeçar) nga Peja ishte larguar nga Kosova në vitin 1991 bashkë me djalin Arin dhe bashkëshorten Aiden e cila ishte shtatzënë. Ata ishin vendosur në Ibbenbüren të Gjermanisë. Sapo kishin blerë një shtëpi të vjetër dhe ishin duke i vënë qeramikat, papritmas gjatë një dite të nëntorit para 15 viteve, ju vjen një letër nga zyra për refugjatë që brenda dhjetë ditëve duhet ta lëshojnë vendin. Kjo gjë e tronditi shumë familjen Krasniqi. Për rastin e tyre kishin raportuar edhe gazetat gjermane madje ishin bërë edhe peticione. Për fatin e mirë të tyre u gjendën disa miq, e sidomos shefi i punës së tij, Theo Schrameyer, i cili dëshironte punëtorin e tij si shtrues i qeramikave ta mbante me çdo kusht. Ai kishte bërë aq shumë në atë kohë sa që i kishte shkruar edhe Presidentit të Republikës, zotëri Rau. Në fund e gjithë kjo inciativë pati sukses, shkruan portali gjerman “wn.de” .
Edhe pse Naserit i ishte refuzuar kërkesa për azil, ai kishte marrë një leje pune. Së pari fillon të punojë në fabrikën “Sanobub”, pastaj si shtrues tepihu e mandej si shtrues i qeramikës. Këtë zanat e kishte mësuar në kohën e ish Jugosllavisë. Tashmë, ai ka një punëtori të tij të qeramikës dhe një libër të plotë me porosi. Në veturën e punëtorisë së tij shkruan. “Ne realizojmë ëndrrat tuaja”, transmeton “albinfo.ch”.
Sot familja Krasniqi qëndron në të njëjtën shtëpi që e kishin blerë në atë kohë. Bashkëshortja Aida (47 vjeçare) servon torte me dredhëza në tavolinë, kurse vajza Flora (24 vjeçare) sjell kafet.
Gjatë bisedës për “wn.de”, Naseri nga Peja kujton kohën e fëmijërisë së tij sa ishte në Kosovë. Thotë se nëna e tij kishte rritur gjashtë fëmijë. “Në moshën 13 vjeçare unë në mëngjes shkoja në shkollë, pasdite punoja”, tregon ai. Puna për të është çelësi i suksesit.
Në fund të viteve të 80-ta ai kishte filluar studimet për sport. Në këtë kohë Serbia ia mori autonominë Kosovës, trazirat shpërthyen, njerëzit vdisnin. Kur situata u bë e rrezikshme për të dhe fëmijët e tij, ai iku për në Gjermani.
Dy nga vëllezërit e tij jetonin në Gjermani. Njëri në Iserlohn. Vajza e të cilit Vanesa Krasniqi para disa viteve ishte pjesëmarrëse e suksesshme në talent shoun: DSDS dhe Supertalent.
Integrimi më i mirë: Puna, shkollimi dhe sporti
Por, cila është receta integrimit sipas zotëri Krasniqit? “Puna, shkollimi dhe sporti”, thotë ai. Pas shpërnguljes nga Kosova ai kishte filluar trajnimin në një klub të vogël sporti. Kur ai ka kohë edhe sot shkon bashkë me bashkëmoshatarët e tij për të luajtur si portier. “Në sport mund të njihesh me shumë njerëz të mirë”, pohon ai.
Menjëherë pas ardhjes në Gjermani, familja Krasniqi u bë pjesë e kurseve gjermane. Ata dërguan fëmijët në gjimnaz. Ari, sot (25 vjeçar) studion biznesin ndërkombëtar në Groningen, ndërsa bën një praktikë në Zvicër. Vajza Flora është pak para përfundimit të Bachelorit për Matematikë dhe Gjeografi. Florianit 13 vjeçar i nevojitet edhe një vit për të përfunduar shkollimin e mesëm. “Vitin tjetër, ai mundet gjatë fundjavave të më ndihmojë edhe mua”, thotë babai i tij, Naseri.
Shtëpia ku jeton familja Krasniqi është mjaft e madhe edhe për dy familje. Para derës qëndrojnë një veturë familjare dhe një veturë tjetër. “Nuk jemi të pasur”, thotë Krasniqi. “por unë mundem të jetoj fare mirë me familjen time”.
Kohëve të fundit në firmën “Krasniqi AG” është punësuar edhe dhëndri i cili është njohur me vajzën Florën në Kosovë. “Unë jam e lumtur këtu”, thotë ajo, “por në Pejë kemi vendosur ta festojmë dasmën tonë”.
Familja Krasniqi nga lufta kishte dalë me shtëpi tërësisht të djegura, dhe atyre iu desh që të ndërtojnë sërish shtëpia të reja. Naseri kohën e luftës në Kosovë e kujton si të tmerrshme kur për tri javë nuk ka ditur fare për fatin e nënës së tij e cila ishte larguar nga Peja për në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak