Integrimi
Familja kosovare pëson aksident: 7 të lënduar
Ishin duke u kthyer me makinë në Gjermani nga pushimet e kaluara në Kosovë dhe donin të pushonin shkurt, sa për një kafe në shtëpinë e xhaxhait në Vilshofen (qarku Passau, Bavari).
Pastaj ata do të vazhdonin rrugën e gjatë deri në Nettetal të landit Nordrhein-Westfalen. Por ndodhi e papritura: 6 anëtarë të familjes (babai, nëna dhe katër fëmijët nga 5 deri në 10 vjeçarë) përfunduan në spitalin në Vilshofen gjegjësisht në klinikën e fëmijëve në Passau, shkruan passauernachrichten.de. Për fat, lëndimet e tyre janë të lehta.
Deri sa po dilnin me makinën e tyre Opel Zafira nga oborri i shtëpisë së xhaxhait, janë ndeshur me një makinë bmw që ngitej nga një i ri 19 vjeç, transmeton albinfo.ch. Edhe shoferi i përmendur ka kaluar me lëndime të lehta ndërsa rruga ka mbetur e bllokuar për rreth një orë e gjysmë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










