Integrimi
Familja kosovare dëbohet me dhunë nga Gjermania
Me ndërhyrjen e policisë gjermane deportohet një familje agresive për në Kosovë.
Zyrtarët e qytetit të Mülheim-it në orët e para të ditës së martë janë detyruar të kërkojnë ndihmën e policisë për të deportuar me forcë një familje për në Kosovë.
Familje G, shtatanëtarëshe e cila jetonte së fundmi në Friedrich-Ebert-Straße në Mülheim dhe të cilës i ishte refuzuar kërkesa për azil, sipas zëdhënësit të qytetit Volker Wiebels gjatë deportimit ka pasur sjellje agresive.
“Është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të bërë deportimin e familjes deri në aeroportin e Düsseldorf-it”, ka thënë ai, shkruan “waz”, transmeton “albinfo.ch”.
Siç raportohej nga zyrtaret e qytetit, edhe fqinjët e tyre kishin hasur disa herë në mosmarrëveshje me këtë familje. “Edhe refugjatët tjerë kanë vuajtur prej tyre”, ka thënë Wiebels.
Më tej ka shtuar ai se familja ka qenë e veçuar për sjelljet e tyre jo të mira në mesin e refugjatëve të shumtë në këtë qytet.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















