Shkurt.ch
Falimentimet për paaftësi pagimi janë rritur për 7%
Sektorët më të prekur nga ky fenomen pas njëmbëdhjetë muajve të këtij viti janë ndërtimi, restaurimi, artet dhe punët artizanale
Numri i falimentimeve të ndërmarrjeve për paaftësi pagimi në Zvicër janë rritur për 7% për 11 muaj, duke shënuar në 4003 raste. Vetëm gjatë muajit nëntor shënohet një rritje prej 8%, duke arritur në 429 raste.
Prirja rritëse e regjistruar në mes të janarit dhe në fund të nëntorit është kryesisht për shkak të përkeqësimit në rajonet gjermanofolëse të Zvicrës (rreth Bazelit) si dhe në Zvicrën Qendrore (rreth Lucernit), theksoi kompania për ndihmë dhe informacione ekonomike Bisnode.
Sektorët më të prekur nga ky fenomen pas njëmbëdhjetë muajve të këtij viti janë ndërtimi, restaurimi, artet dhe punët artizanale. Këto sektore paraqesin një rrezik të falimentimit për paaftësi pagimi, i cili është dy herë më i madh se në sektorët e tjerë.
Më pak falimentime në Neuchâtel
Në Zvicrën Perëndimore numri i falimentimeve të biznesit është ulur me 16%, si në Neuchâtel, në mes të janarit dhe në fund të nëntorit. Në Gjenevë gjithashtu shënohet një ulje me 6% dhe me 5% në Freiburg. Megjithatë, theksohet një rritje prej 11% në kantonin e Vaud-it , 8% në Jura dhe Valais 5%. Ndërsa Berna, nga ana e saj, paraqet një rritje prej 3%.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










