Kosova
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan

Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe fshatit të tyre të lindjes — Skivjanit të Gjakovës.
Ndërmarrësit e suksesshëm nga Cyrihu, Arsen dhe Arben Shoshi, së bashku me nipin e tyre Loris Shoshi, dallohen jo vetëm për arritjet në fushën e biznesit në Zvicër, por edhe për zemrën e madhe e përkushtimin e sinqertë ndaj komunitetit në Kosovë. Ata janë gjithmonë të pranishëm kur bëhet fjalë për ndihmë, mbështetje dhe projekte zhvillimore në Skivjan.
Në vijim falënderimi:
“Sot, në emër të kryesisë së Shoqatës Skivjani dhe në emrin tim personal, shprehim mirënjohjen më të thellë për z. Elez Shoshi, djemtë e tij — Arsenin dhe Arbenin — si dhe nipin e tij Lorisin, për donacionin bujar prej CHF 5,000 në mbështetje të projektit tonë: “Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët e Skivjanit në Skivjan.”
Ky nuk është vetëm një kontribut financiar, por një dëshmi konkrete e dashurisë për vendlindjen dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj. Që nga rindërtimi i Shoqatës e deri më sot, këta atdhetarë të përkushtuar, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Zyrihut në Zvicër, kanë kontribuar në Fondin e Shoqatës Skivjani me një shumë totale prej CHF 13,000.Kjo mbështetje është një gur themeli për vazhdimësinë e projekteve tona në shërbim të komunitetit.
Kryesia e Shoqatës dhe unë si drejtues i saj jemi krenarë për djemtë e mrekullueshëm të Skivjanit — si Arseni, Arbeni dhe Lorisi — të cilët mishërojnë vlerat e vullnetarizmit modern dhe frymën atdhetare të diasporës sonë. Ata janë shembull i veçantë që duhet ndjekur nga të gjithë mërgimtarët tanë.
Me ndihmën dhe angazhimin tuaj, përgjegjësia e ekipit tonë është dyfishuar — dhe po ashtu edhe përkushtimi për të çuar përpara misionin e Shoqatës Skivjani.
Djemtë si ju janë krenaria e vendit, mbështetja e zhvillimit dhe ruajtës të lirisë. Me njerëz si ju, Skivjani është më i fortë, më i bashkuar dhe më i gjallëruar.
Në fund, e theksojmë me krenari se nuk është aspak e lehtë të drejtosh një mekanizëm të ndërtuar mbi vullnetarë e atdhetarë siç jeni ju — por me mbështetjen tuaj, çdo gjë bëhet më e mundur.”, thuhet në falënderimin e Kryesisë së Shoqatës “Skivjani”, përkatësisht nga kryetari Bashkim Kasumaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët