Kosova
Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë sërish fshatin e tyre të lindjes, Skivjanin e Gjakovës
Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës dhe kontribuues për të mirën e vendit dhe të fshatit të tyre të lindjes Skivjan të Gjakovës.
Vëllezërit ndërmarrës Arsen, Arben Shoshi dhe Lorisi dallohen jo vetëm me suksesin e tyre në biznes në Zvicër, por edhe për solidaritetin e tyre në mbështetje të njerëzve me nevojë në Kosovë.
“2000 franga nga Arsen, Arben Shoshi dhe Loris Shohi nga Cyrihu”. Kështu shkruan në njoftimin e Shoqatës “Skivjan” nga Gjakova.
Shoqata ka falënderuar publikisht vëllezërit Shoshi.
Në vijim falënderimi:
«Kjo është një ditë e mirë për Skivjanin! Sot në emër të kryesisë së shoqatës « Skivjani » dhe timin personal, duam të falënderojmë nga zemra djemtë e mirë të Skivjanin dhe të Kosovës: Arsenin, Arbenin dhe Lorisin, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Fondin e Shoqatës “Skivjani në Zvicër.
Që nga themelimi i Shoqatës e deri sot, këta atdhetarë të mirë të Skivjanit, ndërmarrës të shkëlqyeshëm në Cyrih të Zvicrës, kanë sjell në Fondin e Shoqatës tonë një shumë prej 8000.- frangash zvicerane. Një falënderim meritor për djemtë e mrekullueshëm të Skivjanit, ju me ndihmën tuaj, me angazhimin tuaj, me kontributin tuaj e keni dyfishuar përgjegjësinë e ekipit tonë të Shoqatës Skivjani në Zvicër. Një falënderim, plotësisht i merituar, dhe me mirënjohje nga ana ime edhe e kryesisë së Shoqatës « Skivjani», shkon po ashtu për angazhimin maksimal të Arsenit, Arbenit dhe Lorisit, për të gjitha punët që janë bërë në Skivjan. Kryesia e Shoqatës dhe unë si drejtues i saj, do të jemi gjithmonë krenarë me djemtë si Arseni, Arbeni dhe Lorisi, të cilët janë shembull i veçantë i vullnetarizmit modern, të cilin shembull duhet ta ndjekin të gjithë mërgimtaret e Skivjanit», thuhet në falënderimin e Kryesisë së Shoqatës “Skivjani”, përkatësisht nga kryetari Bashkim Kasumaj
Megjithëse një kohë të gjatë jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, vëllezërit Shoshi nuk kanë harruar asnjëherë rrënjët prej nga vijnë.
Arsen Shoshi që është edhe drejtor për investime dhe anëtar i bordit “Benedict Education Group” ka ndihmuar edhe shumë studentë kosovarë që të kryejnë shkollimin e tyre në Zvicër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











