Lajme
“Faleminderit shqiptarë”-Ambasada gjermane në Shqipëri me mirënjohje për solidaritetin e shqiptarëve
"Falënderojmë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritur nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!”, theksohet në njoftimin e Ambasadës.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, përmes ambasadorit Peter Zingraf ka shprehur falenderimet për solidaritetin që ka treguar e gjithë Shqipëria për përmbytjet në Gjermani.
“Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritur nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
“Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka patur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje. Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme”, vazhdon tutje njoftimi i Ambasadës gjermane.
“Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Europën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t’i zbusim ato. Falënderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit!”, përfundon njoftimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













